LAJMI I FUNDIT:

Bien temperaturat, rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë dhe Gjilan

Bien temperaturat, rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë dhe Gjilan

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka njoftuar se ndotja e ajrit në Prishtinë e Gjilan sonte është e lartë.

“Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, thuhet në komunikatë.

Në mesin e shumë faktorëve sipas IKSHPK-së, burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet dhe përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit.

Instituti rekomandon që të implementohet plani i veprimit i nënshkruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të bëhet implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

“Inspektorati Shëndetësor të kontrollojë raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare, nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërisht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK)”, thotë IKSHPK.

Edhe në matjet e kryera nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, del se sonte në Prishtinë kemi ajër jo të shëndetshëm, ku ndotja e ajrit ka arritur në shifrën 114.

Qyteti shqiptar me ndotjen më të madhe është Tetova, që sonte ka arritur në 132. /Telegrafi/

Foto: Arkivi

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori