LAJMI I FUNDIT:

Bien shkëmbimet tregtare në Kinë

Bien shkëmbimet tregtare në Kinë

Eksportet dhe importet e Kinës kanë rënë sërish në muajin korrik, duke dëshmuar për një bllokim të vazhduar të një motori ekonomik shumë të rëndësishëm për vendin.

Gjiganti aziatik, fuqia e parë tregtare në botë, regjistroi një rënie të eksporteve me 4.4 për qind në një vit ose 184.7 miliardë dollarë, njoftoi sot administrata e doganave.


Nga ana tjetër, importimet e vendit kanë rënë me 12.5 për qind në një vit ose 132.4 miliardë dollarë. /Telegrafi/