LAJMI I FUNDIT:

Bie Ripple, Ethereum kalon në pozitë të dytë

Bie Ripple, Ethereum kalon në pozitë të dytë

Kriptovaluta Ripple që nga fillimi i vitit 2018 rriti me shpejtësi të madhe kapitalin e tregut, por sot vëllimi i saj brenda 24 orëve të fundit ra për mbi 20 për qind, duke zbritur në pozitën e tretë, pas Bitcoin dhe Ethereum, shkruan Telegrafi.

Aktualisht një Ripple tregtohet me 2.31 dollarë nga 3.22 dollarë që ishte një ditë më parë.


Nga numri total prej 99.99 miliardë monedha Ripple aktualisht në qarkullim janë 38.74 miliardë prej tyre.

Kriptovaluta Ethereum kalon në pozitën e dytë me vlerë të tregut prej 112.63 miliardë dollarësh, një rritje prej më shumë se 3 për qind brenda 24 orëve. Një Ethereum aktualisht tregtohet me 1,163.40 dollarë.

Megjithatë Bitcoin mbetet lider i monedhave kriptografike, e cila aktualisht ka vlerën e 15,513.10 dollarëve me një vlerë të tregut prej 260.46 miliardë dollarësh dhe përbenë 1/3 të tregut të të gjithë kriptovalutave. /Telegrafi/