LAJMI I FUNDIT:

Bie qeveria e udhëhequr nga ai, Petkov i Bullgarisë “drejton gishtin” nga mafia dhe Rusia

Bie qeveria e udhëhequr nga ai, Petkov i Bullgarisë “drejton gishtin” nga mafia dhe Rusia

Kryeministri bullgar Kiril Petkov ia hodhi fajin Rusisë dhe mafies së fuqishme të vendit të tij pasi qeveria e tij humbi një votë mosbesimi të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Petkov, i cili erdhi në pushtet vetëm gjashtë muaj më parë, u votua me një premtim për të luftuar korrupsionin e shfrenuar në vend dhe e ka shtyrë Sofjen të marrë një linjë jashtëzakonisht të fortë kundër Rusisë që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Në votën e mosbesimit, rreth 123 ligjvënës nga 239 në parlament votuan kundër kabinetit të tij.


Bie qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov
Lexo po ashtu Bie qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov

Duke dhënë një listë të njerëzve që “kishin qenë të dobishëm për rrëzimin e administratës së tij”, Petkov emëroi ambasadorin rus në Sofje dhe akuzoi Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj mbi largimin e tij nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.

Votimi i mosbesimit të mërkurën u përshpejtua nga politikani Slavi Trifonov, i cili e tërhoqi papritur partinë e tij nga një koalicion i brishtë qeverisës me katër parti.

Trifonov thotë se ka mosmarrëveshje për buxhetin dhe akuzon Petkovin se ka marrë një linjë shumë të butë për të lejuar Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet e pranimit në BE. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Amerika
Qindra skiatorë të padurueshëm në Japoni ngjiten në shpat për shkak të radhëve të mëdha për teleferik

Qindra skiatorë të padurueshëm në Japoni ngjiten në shpat për shkak të radhëve të mëdha për teleferik

Azia
Kalo në kategori