LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të infektuarve nga sëmundja e fruthit në Maqedoni

Bie numri i të infektuarve nga sëmundja e fruthit në Maqedoni

Bie numri i të infektuarve nga sëmundja e fruthit. Gjatë javës u regjistruan 70 raste të reja në të gjitha qendrat shëndetësore publike në Maqedoni, që është për 30% më pak se në periudhën e mëparshme që nga fillimi i epidemisë. Vetëm 11 raste janë regjistruar në kryeqytet, që është një rënie e konsiderueshme krahasuar me periudhën e mëparshme, ndërsa në tetë qytete ka raste vazhdimisht të reja. Tetova, Struga dhe Kumanova vazhdojnë të udhëheqin me numrin e të infektuarve, dhe përveç tyre, raste të reja janë regjistruar në Veles, Gostivar, Vallandovë dhe Shtip, përcjell “Alsat”.

“Gjatë kësaj jave, numri më i madh i rasteve është mbi 30 vjeç. Ndërsa sipas statusit të vaksinës, 55 raste e të regjistruarave ose 78.6% janë të pavaksinuar, të vaksinuara me vetëm një dozë apo me një status të panjohur të vaksinës”, thonë nga Institui për Shëndet Publik.


Nga rreth 15.000 persona të moshës deri më 14 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar, vetëm në Shkup mbetën vetëm 1.300 të cilët nuk morën imunizim kundër fruthit. Numri i të pavaksinuarve jashtë kryeqytetit mbetet shqetësues. Megjithatë, epidemiologët parashikojnë se epidemia do të vazhdojë. Që nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me vaksinë arriti rreth 2.000 raste dhe rreth 30.000 njerëz janë vaksinuar në të gjithë territorin e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori