LAJMI I FUNDIT:

Bie ndjeshëm interesi për transportin hekurudhor në Maqedoni

Bie ndjeshëm interesi për transportin hekurudhor në Maqedoni

Nga Enti Shtetëror i Statistikave njoftojnë se ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti” vitin e kaluar kanë shënuar rezultatin më të keq në historinë e funksionimit të tyre. Shifrat tregojnë se Hekurudhat e Maqedonisë në vitin 2016, kanë pasur vëllim më të vogël të punës në qarkullimin e mallrave dhe të pasagjerëve. Me tren në tre muajt e fundit të vitit të kaluar kanë udhëtuar vetëm 162 mijë udhëtarë, që është 54 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015. Rënie ka edhe në transportin e mallrave. Me tren vitin e kaluar janë transportuar rreth një milion e katërqind ton mallra, gati 40 për qind më pak nga ajo e transportuar me kamionë.

“Ka një reduktim të madh të transportit diku për gjashtë herë në qarkullimin e pasagjerëve, kur në vitet e 80 – ta ishin mbi 6 milionë pasagjerë, e tani jemi nën një milion pasagjerë. Edhe ngarkesat neto reduktohen në mënyrë drastike. Pavarësisht organizimit dhe shërbimit është shumë e rëndësishme të zvogëlohen barrierat administrative që të mos qëndrojnë mallrat me orë të tëra në kufi”, tha profesori universitar Zoran Karakutovski.


Sipas statistikave, Hekurudhat e Maqedonisë vetëm me qarkullimin e mallrave nga viti 2007 deri në vitin 2015 kanë gati tre herë reduktim në transportin e mallrave, e cila gjë nga ana tjetër reflekton fitimet e kompanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori