LAJMI I FUNDIT:

Bie aktiviteti i bizneseve në Eurozonë

Bie aktiviteti i bizneseve në Eurozonë

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është ngadalësuar përsëri në muajin maj dhe treguesit mbi të ardhmen parashikojnë një humbje të mëtejshme të vrullit në muajt e ardhshëm. Fuqizimi i ekonomisë europiane është ngadalësuar nga fundi i vitit të kaluar, duke shtuar shqetësimet te politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane.

Megjithatë, inflacioni arriti në 1.9% në muajin Maj, duke prekur objektivin e bankës dhe duke i ofruar hapësirë për të hequr stimujt monetarë. BQE pritet të përfundojë programin e stimujve në fund të këtij viti, sipas pritshmërive të investitorëve. Indeksi PMI, që shihet si një tregues i saktë mbi rritjen ekonomike, ra në nivelin më të ulët në 18 muaj gjatë majit për Eurozonën.


Sipas analistëve, ndërkohë që treguesit ekonomik janë përkeqësuar në të njëjtën kohë me rritjen e tensioneve politike, perspektiva për ekonominë e Eurozonës është zbehur. Rritja e porosive është ngadalësuar, duke bërë që firmat të jenë më pak optimiste. Sipas treguesve, norma e rritjes ekonomike në Eurozonë pritet në 0.4-0.5%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori