LAJMI I FUNDIT:

Bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit 22-vjeçari në Tiranë

Bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit 22-vjeçari në Tiranë

Një 22-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Muhamet Deliu”, në Tiranë.

Policia bën me dije se 22-vjeçari ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar me urgjencë në spial ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.


Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rënies nga lartësia të 22-vjeçarit.

“Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/