LAJMI I FUNDIT:

Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara

Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara

Joe Biden e ka siguruar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike. Ai do të jetë kundërkandidati i presidentit aktual, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.

Ish-nënpresidenti amerikan, Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.


Biden më 5 qershor arriti që të mbledh numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.

Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me shifër të lartë të papunësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Po ashtu, në SHBA janë nxitur protesta pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pak kohë pasi ishte arrestuar nga policia në Mineapolis. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori