LAJMI I FUNDIT:

Biden takon Johnsonin: Këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Biden takon Johnsonin: Këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden po takohen përpara takimit të G7.

Angazhimi i parë personal i presidentit amerikan, Joe Biden me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është duke u zhvilluar në Anglinë jugperëndimore. Ata pritet të angazhohen që të punojnë për të hapur udhëtimet midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe si dhe heqjen e kufizimeve që ishin vendosur për të ndaluar përhapjen e COVID-19, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.

Biden tha se kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar shumë herë, por ishte ndalesa e tij e parë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , raporton cnn.

Udhëheqësit po planifikojnë të nënshkruajnë një version të azhurnuar të dokumentit që pasqyron më mirë botën e shekullit XI-të. Karta e re e Atlantikut do të modelohet në deklaratën historike të bërë nga presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt dhe kryeministri britanik, Winston Churchill në vitin 1941 që përcakton qëllimet amerikane dhe britanike për botën pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Karta e re do të përshkruajë përparësitë, vlerat dhe sfidat që përfshijnë mbrojtjen e demokracisë, riafirmimin e rëndësisë së sigurisë kolektive, ndërtimin e një sistemi tregtar global më të drejtë dhe të qëndrueshëm, luftimin e sulmeve kibernetike, adresimin e krizës klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe vendosjen e fundit të pandemisë së coronavirusit , sipas një burimi të njohur me këtë çështje.

Biden ende mban rezerva të thella për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian – një veprim që Johnson e mbështeti dhe e ka mbështetur si kryeministër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori