LAJMI I FUNDIT:

Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan

Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan

Me rastin e “Ditës së Falënderimeve”, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Letrën (pjesërisht) e ka publikuar vetë kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi.


Në letrën e tij, Biden ka thënë se në fakt, kurrë nuk ka qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa tani.

“Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan”, ka shkruar ndër tjerash Biden, të cilën Rexhepi e ka postuar në Facebook.

Po ashtu, siç ka shkruar Rexhepi në Facebook, në adresën e tij elektronike kanë arritur më shumë se 50 letra të tilla urimi nga senatorë e kongresistë amerikanë.

Më poshtë keni letrën e publikuar nga Agim Rexhepi:

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falënderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti i ruajt trupat tona.

Joe Biden

P. S. Po ashtu, në adresën time elektronike kanë arritur më shumë se 50 letra të tilla urimi nga senatorë e kongresist amerikanë. /Telegrafi/

Faleminderit – Thank you President JOE BIDEN

Miq jam shum i nderuar të ju njoftoj që pak më parë kam marë në mënyrë…

Posted by Agim Rexhepi on Thursday, November 26, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori