Presidenti Joe Biden u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe diskutoi përpjekjet për të mos lejuar Rusinë që të manipulojë çështjen e furnizimit me gaz natyror të Evropës, për qëllime politike, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.
Biden, i cili ndodhet në Romë për një takim me udhëheqësit e grupit të 20-ës, nënvizoi se ishte e rëndësishme “të sigurohet që Rusia të mos manipulojë furnizimin me gaz natyror për qëllime të dëmshme politike”, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se zoti Biden dhe zonja Merkel gjithashtu diskutuan edhe për situatën në Afganistan.
Më herët të shtunën, të dhënat nga një operator gjerman të një gazsjellësi treguan se rrjedha e gazit natyror rus në Evropë ishte ndalur në një pjesë të tubacionit Yamal-Europe që sjell gaz në Gjermani nëpërmjet Polonisë.
Rusia dërgon gaz në Evropën Perëndimore me disa rrugë të ndryshme, duke përfshirë tubacionin Yamal-Europe, i cili ka një kapacitet vjetor deri në 33 miliardë metra kub.
Gazpromi rus tha të shtunën se kërkesat e konsumatorëve evropianë për gaz natyror po plotësoheshin.
Fluksi i eksportit të gazit rus po vëzhgohet nga afër në një kohë kur çmimet e gazit në Evropë po rriten ndërsa ekonomia globale po rimëkëmbet nga pandemia.
Gazpromi rus është akuzuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe disa ligjvënës evropianë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të rritur furnizimet e saj me gaz natyror në Evropë. Kompania ruse ka thënë se ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Rusia lëshoi një urdhër-arrest për Zelenskyn
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City