Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të premten se çdo amerikan që dëshiron, do të evakuohet nga Aghanistani që tani kontrollohet nga Talebanët, ndërkohë që rreth 13,000 janë kthyer deri më tani në Shtetet e Bashkuara.
I përballur me një valë kritikash mbi mënyrën e tërheqjes së trupave amerikane, Biden tha se nuk mund të premtonte se cili do të ishte rezultati përfundimtar në Afganistan, ku Shtetet e Bashkuara luftuan kundër grupit islamik për 20 vjet.
“Është një nga evakuimet më të vështira nga ajri në histori dhe i vetmi vend në botë që ka aftësinë për të shfaqur këtë lloj kapaciteti të fuqishëm në anën tjetër të botës me këtë nivel precizitet janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne do të bëjmë gjithçka, gjithçka që mundemi, për të mundësuar evakuim të sigurt për aleatët tanë afganë, partnerët dhe afganët të cilët mund të jenë në shënjestër për shkak të lidhjeve të tyre me Shtetet e Bashkuara”, ka theksuar Biden, duke shtuar se qeveria amerikane do të sillte në vend çdo amerikan që dëshiron të largohet.
Fuqitë e huaja janë përpjekur të përshpejtojnë evakuimet pas raportimeve për hakmarrje nga ana e Talebanëve, përfshirë kundër njerëzve që kishin punuar me forcat e drejtuara nga SHBA ose qeverinë e mëparshme të mbështetur nga Perëndimi.
Në total, vendet e huaja kanë evakuuar më shumë se 18,000 vetë që kur militantët morën kryeqytetin Kabul, sipas aleancës transatlantike NATO, por qeveritë perëndimore po përballen me kritika se nuk parashikuan një eksod kaq kaotik.
Mijëra afganë të dëshpëruar duke shtrënguar në duar dokumente, me fëmijët dhe vetëm pak objekte nga shtëpitë e tyre po mbushin aeroportin e Kabulit, ku talebanët e armatosur u bënë thirrje atyre që nuk kishin dokumente udhëtimi të shkonin në shtëpi.
Në dhe përreth aeroportit 12 persona janë vrarë që nga e diela, thanë zyrtarët e NATO -s dhe talebanëve.
Situata është aq kaotike saqë asnjë vend nuk e di me siguri se në cilin avion janë qytetarët e vet, ndërsa disa vetë u bllokuan në Afganistan ku kishin shkuar për të vizituar familjarët, tha një ministër holandez.
“Ata që mund të jenë në rrezik nuk kanë rrugëdalje të qartë”, tha zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Shabia Mantoo, duke u bërë thirrje vendeve fqinje të mbajnë kufijtë e hapur.
Shpejtësia me të cilën grupi islamik pushtoi Afganistanin, ndërsa trupat e huaja po tërhiqeshin, befasoi edhe udhëheqësit e vet dhe krijoi vakuum pushteti.
Talebanët bënë thirrje për unitet, duke kërkuar nga imamët në lutjet e së Premtes që t’i bindin njerëzit të mos largohen. Banorët në Kabul dhe katër qytete të tjera thanë se pjesëmarrja ishte e ulët, megjithëse lutjet kaluan pa incidente.
Uashingtoni ka rreth 5.800 ushtarë që kontrollojnë aeroportin, por pohon se nuk e di me saktësi se sa shtetas amerikanë ishin në Afganistan.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendet e tjera nuk duhet të imponojnë vlerat e tyre. Pekini, gjithashtu tha se bota duhet të mbështesë, jo t’i bëjë presion Afganistanit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?