Biden nënshkruan urdhrin për zbatimin e ligjit të çipave prej 52 miliardë dollarësh
Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv për zbatimin e ligjit të subvencionit dhe kërkimit për prodhimin e çipave gjysmëpërçues prej 52.7 miliardë dollarësh.
Në fillim të këtij muaji, Biden nënshkroi projektligjin për të rritur përpjekjet për t’i bërë Shtetet e Bashkuara më konkurruese me përpjekjet e shkencës dhe teknologjisë së Kinës. Duke subvencionuar prodhimin e çipave në SHBA dhe duke zgjeruar financimin e kërkimit, ligji synon të zbusë një mungesë të vazhdueshme që ka prekur gjithçka, nga makinat dhe armët deri te makinat larëse dhe videolojërat.
Ligji “Chips and Science” përfshin gjithashtu një kredi tatimore investimi për fabrikat e çipave që vlerësohet të jetë 24 miliardë dollarë, raporton reuters.
Shtëpia e Bardhë tha se Departamenti i Tregtisë lansoi CHIPS.gov. Departamenti do të bëjë çmime financimi për prodhimin e çipave.
Urdhri i Biden përcakton gjashtë prioritete kryesore për të udhëhequr zbatimin dhe krijon një këshill ndërinstitucional të zbatimit të CHIPS prej 16 anëtarësh, i cili do të bashkë-kryesohet nga Drejtori Ekonomik Kombëtar, Brian Deese, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë, Alondra Nelson. Këshilli do të përfshijë sekretarët e Mbrojtjes, Shtetit, Tregtisë, Thesarit, Punës dhe Energjisë.
Shtëpia e Bardhë tha se programi i çipave “do të përfshijë rishikim rigoroz të aplikacioneve së bashku me kërkesat e qëndrueshme të pajtueshmërisë dhe llogaridhënies për të siguruar që fondet e taksapaguesve mbrohen dhe shpenzohen me mençuri”.
Progresistët argumentuan se ligji është një dhuratë për kompanitë fitimprurëse të çipave që mbyllën më parë fabrikat në SHBA, por Biden argumentoi më herët “ky ligj nuk po shpërndan çeqe bosh për kompanitë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy
"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur
Dy opsione shumë të rëndësishme në dispozicion të përdoruesve të WhatsApp
Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?
Kompania e urryer e video-lojërave anuloi deri në 80 lojëra
Zuckerberg: Ne duhet të teleportojmë, jo të transportojmë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë