LAJMI I FUNDIT:

Biden: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm me civilët

Biden: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm me civilët

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Izraeli duhet të fokusohet në shpëtimin e jetëve të civilëve brenda Gazës.

Kjo vjen pas raportimeve se po rritet zhgënjimi brenda Shtëpisë së Bardhë pasi zyrtarët po bëhen të padurueshëm me planet e Izraelit për një “luftë të gjatë” – me politikanë të lartë në Uashington që duan një fund më të shpejtë të konfliktit me sa më pak viktima civile.


Zhdukja e Hamasit “do të kërkojë një periudhë të gjatë kohore – do të zgjasë më shumë se disa muaj”, tha më herët ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, raporton skynews.

I pyetur nëse ai dëshironte që Izraeli të zvogëlonte sulmet në Gaza deri në fund të vitit, ai tha se “unë dua që ata të fokusohen në mënyrën se si të shpëtojnë jetë civilësh, të mos ndalojnë së ndjekuri Hamasin, por të jenë më të kujdesshëm”.

Më shumë se 18 mijë civilë kanë vdekur brenda Gazës që nga fillimi i konfliktit, sipas ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.

Zyrtarët amerikanë, përfshirë udhëheqësin e tyre, kanë bërë shpesh thirrje që Izraeli të bëjë më shumë për të zvogëluar numrin e viktimave ndër civilët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori