Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zgjedhur këshilltarin e tij të vjetër Ron Klain për të shërbyer përsëri në rolin e shefit të stafit të tij, duke vendosur një ndihmës me përvojë prej disa dekadash në rolin kryesor në stafin e presidentit.
Zoti Klain do të drejtojë një Shtëpi të Bardhë që ka të ngjarë të jetë e përqendruar tek përgjigja ndaj pandemisë së coronavirusit, e cila vazhdon të përhapet pa kontroll në të gjithë vendin.
Ai do të përballet gjithashtu me sfidën për të punuar me një Kongres të ndarë që mund të përfshijë një Senat të udhëhequr nga republikanët.
Zoti Klain shërbeu si koordinator për përgjigjen ndaj Ebolës gjatë shpërthimit të virusit në vitin 2014.
Në një deklaratë të mërkurën mbrëma, zoti Biden u shpreh se ai zgjodhi zotin Klain për këtë post sepse përvoja e tij e gjatë në Uashington e kishte përgatitur atë për sfida të tilla.
“Përvoja e tij e thellë dhe e larmishme dhe aftësia për të punuar me njerëz të të gjithë spektrit politik është pikërisht ajo që më duhet në një shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa përballemi me këtë moment krize dhe bashkojmë vendin”, tha zoti Biden.
Zoti Klain shërbeu si shef i personelit të zotit Biden gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama, ishte shef i personelit të nënpresidentit Al Gore në mes të viteve 1990 dhe ishte një nga këshilltarët kryesorë në fushatën e zotit Biden, duke udhëhequr përgatitjet e debatit të tij dhe përgjigjen ndaj coronavirusit.
Ai është njohur dhe ka punuar me zotin Biden që nga fushata presidenciale e demokratëve në vitin 1987.
Zgjedhja e zotit Klain nënvizon përpjekjen që administrata e ardhshme Biden do të bëjë në përgjigjen e saj ndaj coronavirusit qysh ditën e parë.
Klain ka përvojë në shëndetin publik si koordinator i përgjigjes për Ebolën dhe luajti një rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike të administratës Obama në vitin 2009. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë