LAJMI I FUNDIT:

​Biden akuzon Trumpin se po e shndërron Amerikën në “fushëbetejë”

​Biden akuzon Trumpin se po e shndërron Amerikën në “fushëbetejë”

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, të martën akuzoi Donald Trump se i ktheu Shtetet e Bashkuara në një “fushëbetejë”, duke premtuar se nëse fiton zgjedhjet e nëntorit, ai do të bëjë çmos për të “shëruar plagët racore”.

Vdekja e 46-vjeçarit afrikano-amerikan George Floyd një javë më parë në Minneapolis është një “thirrje zgjimi” për vendin tonë, “për të gjithë ne”, tha ish-nënkryetari i Barack Obama në një fjalim në Filadelfia.


Kjo është hera e parë që nga mesi i marsit që Joe Biden, 77-vjeç, është larguar nga shteti i tij në Delaware, ku u karantinua për shkak të pandemisë coronavirus.

Vrasja e George Floyd nga një oficer policie, nxiti protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara që në disa vende u përshkallëzuan në trazira.

Biden ka dënuar vazhdimisht dhunën, por të martën akuzoi Trump, 73- vjeç, për “shndërrimin e vendit në një fushëbeteje të ndarë nga armiqësitë e vjetra dhe nga frika e re”.

“Ai mendon se ndarja do ta ndihmojë për të fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit”, tha Biden. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori