LAJMI I FUNDIT:

Me biçikletë nëpër Shqipëri, turistët gjermanë të mrekulluar nga bukuritë natyrore

Me biçikletë nëpër Shqipëri, turistët gjermanë të mrekulluar nga bukuritë natyrore

Ardhja e turistëve të huaj këtë vit duket se ka nisur më herët duke dhënë shpresa se ky do të jetë një sezon i mbarë turistik. Kjo ka qenë më e dukshme në sitet e njohura turistike në qarkun e Fierit e veçanërisht në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Janë me qindra vizitorë të përditshëm në grupe apo familjare që vizitojnë qytetin antik, objektet e kultit që ndodhen brenda tij si edhe shijojnë bukurinë e natyrës në këtë stinë.


Madje turistët e huaj janë bërë më të shpeshtë edhe brenda në qytet.

Dy turistë gjermanë të cilët udhëtojnë më biçikleta japin përshtypjet e tyre të para nga Shqipëria dhe vendet e vizituara.

“Ajo që më bën më shumë përshtypje janë njerëzit. Janë shumë të sjellshëm dhe të hapur. Gjatë udhëtimit kemi tokur dorën me shumë njerëz, fëmijët na përshëndetin. Natyra është e bukur, do shohim si do shkojë udhëtimi deri në fund. Patjetër që do t’jua sugjeronim si vend edhe shokëve tanë”, tha Dominik Drexler.

“Pardje erdhëm në Shqipëri. U nisëm nga Greqia me biçikleta për të ardhur në Fier. I gjithë udhëtimi ishte me biçikletë. Natyra nga sa kemi parë deri tani është shumë e bukur. Lumi Vjosa ishte diçka fantastike ndërsa edhe ky qytet na duket mjaft tërheqës”, tha Haicom Wrust.

Është fakt tashmë se sezoni veror nis më herët duke sjellë me vete më shumë gjallëri dhe aktivitet ekonomik në zonat turistike të qarkut të Fierit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori