LAJMI I FUNDIT:

Biberoni dhe fëmija juaj

Biberoni dhe fëmija juaj

Biberoni (mema) për shumicën e prindërve paraqet “shpëtimin” e vërtetë. Kur fëmija qan, dhe s’është i sëmurë, bebironi, do të jetë ai që të paktën, për pak kohë, do ta qetësojë.

Biberoni është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet. Pra, afrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose pas vaktit, atëherë kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur.

Disa prindër nuk duan që t’ua ofrojnë bebironin fëmijëve ose ia japin me vonesë, prandaj beba edhe e refuzon. Nëse fëmija është mësuar të thithë gishtin, me siguri do ta refuzojë mermen, sepse tashmë është mësuar me ndjenjën e gishtit në gojë.


Prandaj, nëse keni ndërmend t’ia jepni memen bebes suaj, më së miri është që këtë ta bëni në javët e para të lindjes së bebes.

Prindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonët për nga forma. Disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar, se biberonët mund ta dëmtojë. Biberonët nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Ai është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet, transmeton Telegrafi.

Pra, afrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose pas vaktit, atëherë kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur. Në qoftë se ju i ofroni biberonin kur është i uritur, ai do nevrikoset. Se bebironi përdoret për të ndihmuar bebin, prandaj lëreni të vendosë nëse e do apo kur e do atë.

Po t’i dalë gjumi nga rënia e biberonit ju duhet ta ndihmoni. Duhet të zgjidhni biberon të pandashëm, që mund të zihet, të lahet. Deri sa të bëhet gjashtë muajsh duhet të ziejë disa herë në ditë, që bebi të mos rrezikohet nga infeksionet, sepse sistemi i tij imunitar është duke u pjekur. Mbas kësaj moshe rreziku që ai të marrë një infeksion të tillë është shumë i vogël. Lajeni me sapun dhe shpëlajeni me ujë.

Ka dy masa biberonash, njëri për gjashtë muajt e parë dhe tjetri për fëmijët mbi këtë moshë. Mbasi të gjeni cilin preferon bebi juaj, blini më shumë se një, pasi shpesh ato bien në tokë apo nuk i gjeni atëherë kur ju duhen më shumë. Megjithatë, asnjëherë mos e zgjidhni këtë problem duke ia varur bebit në qafë, sepse mund ta mbysë.

Si mund të ndahet nga gjiri fëmija më i vogël se 6-të muajsh

Nëse detyroheni ta lini fëmijën para 6-muajve ai do ushqehet me biberon. Kështu që është mire që ai të mësohet me biberonin dhe nga laktacioni para se të lihet. Pak nga pak, çdo ditë një vakt gji dhe ndonjë vakt me biberon duke ja rritur numrin e vakteve me biberon.

Meqë ai mund të mos dojë të pijë me biberon, mirë është që atë ta ushqej një njeri tjetër dhe jo pranë nënës. Nëse përsëri refuzon provoni biberonë me kokë të ndryshme. Përdorni ushqime të ndryshme të këshilluara nga doktori. Gjithashtu do të jetë më e lehtë ta pranojë biberonin gjatë gjumit.

Nëse fëmija ka mbushur 6-të muaj mund të mos ketë nevojë për biberon. Tashmë ai ka filluar të marrë ushqim me lugë, me gotë apo filxhan. Pak nga pak një vakt mund t”i jepet me ushqime shtesë duke mundësuar pakësimin e qumështit të gjirit.

Lexo në pako kur të blesh biberon. Aty duhet të shkruan që biberoni është tip i pranuar, që i plotëson direktivat e parashtruara nga Enti i Konsumit.

Bërë vet një kontroll sigurie:

* Një biberon nuk guxon të ketë spango, shirit apo diçka tjetër, që mund të lidhet rreth qafës së fëmijës. Ka ndodhur që fëmijët e vegjël mbërthehen/lidhen dhe mbyten.

* Spangoja e mbajtjes së biberonit nuk guxon të jetë më e gjatë se 22 centimetra. Kjo është masa përreth qafës së një fëmije gjashtë mujor.

* Pjesa e gjerë, duhet të jetë aq e madhe, ashtu që të mos mund t´i futet fëmijës në gojë. Preferohet të ketë vrimë ventilimi.

* Shih pjesën që e thithë. Ajo nuk guxon të ketë vrimë ose shenja nga e gërvishtura, e cila ngadalë mund të shkëputet nga armatura e vet.

* Provo e tërhiqe pjesën thithëse të biberonit, secilën herë, para se t´ia japësh fëmijës. Materiali, me kalimin e kohës, bëhet i brishtë.

/Telegrafi/