Bianca Censori del plotësisht pa të brendshme, në darkë me bashkëshortin e saj Kanye West

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori vazhdon me veshjet sfiduese, duke hequr sërish të brendshmet e saj, teksa doli për darkë me reperin në Paris.
Vetëm një ditë pasi u zbulua se ajo mund të përballet me burg për ansamblet e saj eksplicite, muza, 29 vjeçe, i la pak imagjinatës me një bluzë të guximshme të zezë.
Duke veshur përsëri getat të cilat më parë kishin shkaktuar “një stuhi” të madhe, të paktën këtë herë Bianca u përpoq të ruante modestinë e saj, duke mbuluar zonën e saj intime me një telefon, shkruan DailyMail.
Duke e bashkuar pamjen e saj me taka të ngjashme, Bianca u afrua me Kanyen teksa po largoheshin nga restoranti Ferdi në Francë.
Pavarësisht reagimeve të kohëve të fundit ndaj pamjes së saj tepër zbuluese, dyshja shijuan një darkë romantike.
Të martën, arkitektja e Yeezy vendosi veshjen e saj më eksplicite deri më tani, teksa u fut pa të brendshme nën një palë çorape të tejdukshme gjatë një daljeje publike me bashkëshortin Kanye West. /Telegrafi/


































































