Bia Khalifa doli të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo në një live në rrjete sociale konfirmoi një nga lajmet që ka qarkulluar edhe më parë.


Bëhet fjalë për një telefon të Alba Pollozhanit, ku pati fjalë se ia kanë gjetur në shtëpi.

Bia e pranon këtë dhe thotë se më pas nuk u diskutua si çështje brenda atij formati.

Produksioni ndërkaq nuk ka komentuar e as nuk ka reaguar në lidhje me këtë.

Mbetet për t'u parë në vazhdim nëse do të ketë ndonjë sqarim nga ana e tyre, pasi është shkelje shumë e madhe për një shou të tillë.

Ka shumë gjëra edhe të tjera që nuk janë konfirmuar e që ngelen nën hije, ndonëse shpesh bëhen virale në TikTok. /Telegrafi/