LAJMI I FUNDIT:

Bhtiri kundërshton vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicë

Bhtiri kundërshton vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kundërshtuar masat e reja të Qeverisë ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, që përfshin ndalimin e qarkullimit në këtë komunë nga ora 21:00 deri 05:00.

Bahtiri, në një postim në Facebook, ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia.


Postimi i plotë i Bahtirit:

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Pas kërkesave të juaja të shumta më të cilët me jeni drejtuar duke kërkuar që të ndikoj të mos shpallet karantimi i Mitrovicës nga ora 21:00 deri në 05:00, unë sot zyrtarisht i jam drejtuar me një kërkesë të tillë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Agim Veliu, por që fatkeqësisht kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe Qeveria pa u kunsultuar me mua si kryetar komune ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit gjatë këtij orari.

Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia. Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19.

Pasi që jam jashtë Kosovës kam vendosur të kthehem urgjentisht dhe kam thirrur mbledhjen e Shtabit Emergjent Komunal për nesër në ora 17:00, ku së bashku do të dalim me qendrim rreth kësaj çështje”, ka shkruar Bahtiri.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtojë në listën e qyteteve që kanë të kufizuar lëvizjen edhe Mitrovicën e Jugut, Gjilanin, Fushë Kosovën dhe Shtërpcën, përveç komunave të tjera për të cilat ka marrë vendim ditë më parë.

Qeveria merr vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në Mitrovicë, Gjilan, Fushë Kosovë e Shtërpcë
Lexo po ashtu Qeveria merr vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në Mitrovicë, Gjilan, Fushë Kosovë e Shtërpcë

Sipas vendimit të Qeverisë e Kosovës, ndalesa për qarkullim të personave fizik jashtë shtëpive apo banesave të tyre fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori