LAJMI I FUNDIT:

BFI: Pasiguria e largon popullatën nga Maqedonia e Veriut

BFI: Pasiguria e largon popullatën nga Maqedonia e Veriut

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, mirëkuptim e tolerancë mes bashkësive etnike e fetare në vend si, alternativë e vetme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi.

Në mesazhin e BFI-së thuhet se “Kurban Bajrami është festë e dashurisë dhe e mirëkuptimit mes besimtarëve dhe një rasti i mirë për unitetin e popullit”, por institucioni islam shpreh shqetësimin për siç thuhet gjendjen e rëndë politike e ekonomike që po godet çdo ditë e më shumë popullatën e Maqedonisë së Veriut.


“Këtë festë po e presim në një atmosferë zymtësie që po e kaplon vendin tonë e që detyrimisht po reflektohet edhe tek besimtarët. Shqetësimet dhe paqartësitë politike po ndikojnë në jetën tonë. Kriminaliteti dhe korrupsioni po ndjellin pasiguri tek njeriu i rëndomtë. Gjendja ekonomike po vështirësohet dhe varfëria po godet pikërisht ata që janë në gjendje më të rëndë. Si pasojë e këtij ambienti rinia jonë po largohet nga vendi në kërkim të një jete më të mirë”.

“Druajmë se Bajramet tona në të ardhmen do t’i festojmë me më pak bijë e bijat tonë”, ka thënë Shaban Sulejmani, përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Edhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të partive politike, kanë uruar besimtarët duke bërë thirrje për unitet e tolerancë mes njerëzve pa dallim përkatësinë etnike.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori