LAJMI I FUNDIT:

Beyonce merr vëmendje absolute e veshur me një fustan të tejdukshëm  

Beyonce merr vëmendje absolute e veshur me një fustan të tejdukshëm  

Beyonce ka mahnitur me postimin e saj të fundit në Instagram, duke pozuar me një fustan të tejdukshëm  të mahnitshëm.

Ylli tregoi pamjen e saj nga pas-ndeja e “Oscars”, dhe ajo u sigurua që të dallohej nga turma me fustanin e saj nga Celia Kritharioti Couture.


Ajo pozoi për një seri fotosh në Instagram, duke treguar figurën e pabesueshme me fustanin e bukur.

Fustani i fundit i Beyonces mezi i fshehu format e saj me dizajnin e tij të hapur.

Beyonce bëri hapje madhështore në “Oscars 2022” - në skenë iu bashkua edhe vajza e saj Blue Ivy
Lexo po ashtu Beyonce bëri hapje madhështore në “Oscars 2022” - në skenë iu bashkua edhe vajza e saj Blue Ivy

Zbukurimet e argjendta ishin vendosur në mënyrë strategjike, me superyllin duke treguar çdo centimetër të dizajnit të guximshëm ndërsa rrotullohej për kamerën.

Fustani i zbukuruar ishte bërë me tyl mëndafshi më të mirë dhe të qëndisur me dorë.

Beyonce ishte pajisur me një gjerdan diamanti dhe syze dielli të shkëlqyeshme për kompletimin e pamjes. /Telegrafi/