LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Nuk jam pajtuar me Jankullovskën për “Monstrën”

Bexheti: Nuk jam pajtuar me Jankullovskën për “Monstrën”

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, filloi me dëshminë e ish-Ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se në atë kohë ka qenë në Turqi dhe se lajmin e ka marr nga bashkë partiaku i tij ish-zv.ministri i brendshëm Xhelal Bajrami. Ai tha se ka pasur kundërshtime të shumta me ish-ministren Gordana Janullovska, kur prokurori Bubevski i lexoi tranksripte që këta dy kishin një lloj kalkulimi për kërkesën e ekstradimit të dy të dyshuarve, në këmbim të anulimit të seancës gjyqësore të Monstrës, 5 ditë para zgjedhjeve të atëhershme.

“Kemi pasur perceptime të ndryshme për këtë rast. Si ministër i atëhershëm kam porositur deri tek gjykata që gjatë procedurës gjyqësore të sqarohen të gjitha ato dilema. Mos të lihet hapësirë për manipulim për këtë temë të ndjeshme për opinionin”, deklaroi Blerim Bexheti, përcjell “Alsat”.

Gjatë dhënies së dëshmisë Berim Bexheti u pyet nga babai i djalit të vrarë, Kire Triçkovski nëse i ka bërë atë kohë presion bashkë partiaku ti tij Beqir Asani për të mos e nënshkruar kërkesën e ekstradimit për dy të dyshuarit që ishin atë kohë të burgosur në Kosovë? Ai i mohoi këto.

“Kam dëgjuar se ju ka goditur më shuplakë Beqir Asani, përse e keni nënshkruar kërkesën për ekstradim. Këtë e kam dëgjuar nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski?”, pyeti Dragan Triçkovski, prind.

“Nuk meritoni përgjigje! Po të mos ishit nga familjet e të dëmtuarve ndryshe do t’ju isha përgjigjur. Le të vij Gruevski këtu e të thotë këtë”, pyeti Blerim Bexheti, Dëshmitar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori