LAJMI I FUNDIT:

Betimet presidenciale – jo aq të lehta sa duken: Obama ka bërë katër betime për dy mandate

Betimet presidenciale – jo aq të lehta sa duken: Obama ka bërë katër betime për dy mandate

Para marrjes së detyrës, kushtetuta kërkon që të gjithë presidentët të bëjnë një betim.

Franklin D Roosevelt ka më së shumti betime – katër herë- , pasi fitoi po aq herë zgjedhjet. Por si funksionon kjo?


Kthehemi në vitin 2009, gjatë inaugurimit të Barack Obamas, ku ky i fundit është dashur dy herë të betohet pas një gabimi të kryeprokurorit John Roberts, i cili do të administronte betimin. Pra, vetëm për të qenë të sigurt, Obama e bëri atë përsëri të nesërmen, raporton bbc.

Përurimi i tij i dytë, në vitin 2013, ishte më pak dramatik. Meqenëse 20 janari ra të dielën e atij viti, Obama dha betimin gjatë një ceremonie private në Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj përsëri në publik të nesërmen.

Ai nuk është i pari që përplaset me formulimin – pesë presidentë të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë – por ai është i vetmi që bën përsëri një betim me korrigjime.

Në vitin 1929, një gabim në betimin e Herbert Hooverit u zbulua nga një vajzë 13-vjeçare, Helen Terwilliger, e cila kishte mësuar përmendësh formulimin dhe po dëgjonte në radio.

Ajo më vonë i shkroi për këtë Shefit të Drejtësisë, William Taft, i cili pranoi gabimin e tij, por këmbënguli se nuk e zhvleftësonte presidencën e Hoover. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori