LAJMI I FUNDIT:

“Beteja për balotazhin” i sjell elegantë dhe me shije politikanët gjatë votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale (Foto)

“Beteja për balotazhin” i sjell elegantë dhe me shije politikanët gjatë votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale (Foto)

Sot (e diel) në Kosovë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.

Gjithsej 19 komuna kanë qenë në balotazh, gjersa qytetarë të shumtë kanë dalë në votime për të kryer obligimin e tyre qytetar.

Të gjitha lajmet nga zgjedhjet lokale 2017
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga zgjedhjet lokale 2017

Të emocionuar por edhe me ngazëllim kanë dalë për të dhënë votën e tyre edhe vet kandidatët të cilët garojnë në balotazh.


Në zgjedhjet e kaluara, politikanët e vendit u komplimentuan për dukjen e tyre me stil në qendrat e votimit, shoqëruar shumica nga bashkëshortet e tyre.

Ishte dita e tyre! Politikanët shkëlqejnë në dukje me bashkëshortet gjatë votimit në zgjedhjet lokale 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Ishte dita e tyre! Politikanët shkëlqejnë në dukje me bashkëshortet gjatë votimit në zgjedhjet lokale 2017 (Foto)

Jo më pak me stil, ata u dukën edhe sot në raundin e dytë të zgjedhjeve, në të cilat u panë të veshur bukur dhe me elegancë, teksa kryenin obligimin qytetar.

Të gjithë bënin të njëjtën thirrje: që qytetarët të dalin sa më shumë në votim.

Këngëtarët kryejnë obligimin e tyre qytetar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Këngëtarët kryejnë obligimin e tyre qytetar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017 (Foto)

Telegrafi ju prezanton në vazhdim me dukjen plot shkëlqim të politikanëve sot në votimin për balotazhin e zgjedhjeve lokale 2017.

Kadri dhe Violeta Veseli

Janë padyshim një ndër çiftet që më së shumti bien në sy. Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe bashkëshortja e tij Violeta, votuan sot në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Çifti dukeshin shumë bukur dhe në harmoni, teksa nuk ndaheshin për asnjë çast nga njëri-tjetri.

Violeta është ajo e cila rrëmbeu vëmendjen më të madhe, gjersa ishte veshur me një fustan të shkurtër, ngjyrë të kuqe, stiluar nga kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova. Modeli i flokëve të kapura lart përkonte shumë me fustanin e saj. Ndërkohë, bashkëshorti, Kadri Veseli, dukej gjithashtu elegant veshur në një kostum blu të mbyllur, me kollare të kuqe, e cila kombinohej me ngjyrën e fustanit të bashkëshortes.

Veseli fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Lexo po ashtu Veseli fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Ramush dhe Anita Haradinaj

Çifti kryeministror Ramush dhe Anita Haradinaj kanë kryer gjithashtu sot obligimin e tyre qytetar. Ata votuan në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli në Prishtinë”, teksa u bënë thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në votim.

Bashkëshortja e kryeministrit, spikerja e lajmeve në RTK, Anita Haradinaj, kishte vendosur që në një ditë si kjo të vishej me një kostum të bukur dhe të veçantë. Pantallonat e zeza kombinuar me një setër të hirtë në nuancat e së bardhës, ishin zgjedhja e duhur për moderatoren e njohur. Ndërkohë, Ramushi kishte veshur një kostum blu të errët, ndërsa vëmendje të veçantë mori stema e Kosovës, të cilën ai e kishte pjesë të veshjes në krahun e tij të majtë.

Haradinaj fton qytetarët të dalin të votojnë
Lexo po ashtu Haradinaj fton qytetarët të dalin të votojnë

Shpend Ahmeti dhe Ardiana Gjinolli

Një ditë mjaft emocionuese për kandidatin Shpend Ahmeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai vendosi që sot të shkojë në votim së bashku me bashkëshorten e saj Ardiana Gjinollin, dhe vajzën e tyre. Çifti votuan në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ahmeti ishte veshur në një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kollare të kuqe, ndërsa më sportive dukej bashkëshortja e tij Ardiana, e cila ishte veshur në pantallona dhe bluzë të zezë, kombinuar me një pallto të bukur, ngjyrë kafe.

Ahmeti: Qytetarët me votë vendosin për fatin e tyre
Lexo po ashtu Ahmeti: Qytetarët me votë vendosin për fatin e tyre

Arban Abrashi

Edhe më emocionues në një ditë si kjo ishte kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, i cili dje u bë baba për herë të dytë. Ai votoi i vetëm në qendrën e votimit në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, ndërsa dukej tejet me stil, i veshur në një kombinim pantallonash të zinj me këmishë të bardhë dhe pallto të zezë.

Voton Arban Abrashi, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Lexo po ashtu Voton Arban Abrashi, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila kreu sot obligimin e saj si qytetare në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë. Në vendvotim, ajo u pa e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Agroni.

Ajo rrëmbeu vëmendjen e me dukjen e saj elegante, pasi kishte vendosur të vishej me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë, kombinuar bukur me një pallto të zezë.

Ditë atraktive për kandidatet e vetme femra në balotazh, Valdete Idrizi e Mimoza Kusari shkëlqejnë me dukjen e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Ditë atraktive për kandidatet e vetme femra në balotazh, Valdete Idrizi e Mimoza Kusari shkëlqejnë me dukjen e tyre (Foto)

Visar dhe Muala Ymeri

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka kryer sot obligimin tij qytetar gjithashtu. Ai votoi i shoqëruar nga bashkëshortja në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Mund të thuhet lirshëm se çifti në fjalë dukeshin ndër më të bukurit nga politikanët në vend. Visari ishte veshur ma pantallona dhe pallto të zezë, ndërsa kombinimi me shallin e hirtë i dha një pamje mjaft edhe më të veçantë të një stili modern. Jo më pak vëmendje mori edhe bashkëshortja e tij Muala, e cila ishte kombinuar mirë me bashkëshortin, veshur me një kostum dhe pallto të zezë.

Ymeri bën thirrje për dalje masive në zgjedhje
Lexo po ashtu Ymeri bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Lutfi Haziri dhe Mirvete Bajrami-Haziri

Kandidati i LDK-së për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri, vendosi që votimin ta kryejë së bashku me familjarët e tij. Ai votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirvetja, dhe dy vajzat: Magi dhe Kënga.

Lutfiu dukej elegant në një kostum të zi, ndërsa vëmendje më të madhe morën bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, të cilat dukeshin me stil dhe në trend me modën.

Voton Lutfi Haziri, fton qytetarët ta kryejnë obligimin qytetar
Lexo po ashtu Voton Lutfi Haziri, fton qytetarët ta kryejnë obligimin qytetar

Ndryshe, me elegancë dhe bukur dukej edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, pritet të dalë me kumtimin e detajeve rreth informatave të para, se si ka shkuar sot procesi i votimit në 19 komuna. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Magazina
Kalo në kategori