LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Qytetarët me votë vendosin për fatin e tyre

Ahmeti: Qytetarët me votë vendosin për fatin e tyre

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” tha se sot është një ditë e rëndësishme, pasi qytetarët vendosin për fatin e tyre.

Ai i ftoi qytetarët të dalin të votojnë pasi votimi lidhet direkt me jetën e tyre.


“I ftoj qytetarët të dalin të votojnë në numër sa më të madh sepse është dita kur të gjithë e kanë të drejtën të vendosin për fatin e tyre sepse komuna i prek jetën e qytetarëve në shumë mënyra…”, tha Ahmeti.