John Stokes nga Britania e Madhe është duke bërë fushatë ndërsa ndjek edhe një betejë ligjore për të mos lejuar djalin e tij të birësuar që të kthehet në Shqipëri.
Stokes ka birësuar një shqiptar me emrin Samet i cili është trafikuar në Britaninë e Madhe kur ishte 15-vjeç pas, sipas raportimeve, një fëmijërie me dhunë dhe abuzim në Shqipëri.
Në mbështetje të Sametit më shumë se 420,000 persona kanë nënshkruar një peticion në uebfaqen change.org .
Por Ministria e Brendshme në vend e ka refuzuar kërkesën e britanikut për ta mbajtur të riun dhe kjo do të thotë se ata mund të duhet që të përballen me një tjetër çështje të kushtueshme ligjore. Samet, i cili u birësua nga John pasi u arratis nga kthetrat e bandave që e sollën në Britani, ka mësuar anglisht, shkon në Kolegjin SGS dhe shpreson të bëhet marangoz, shkruan abcnews.al
Edhe pse fëmijët e pashoqëruar që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar lejohen të qëndrojnë, pasi arrijnë moshën 18 vjeç ata duhet të aplikojnë për të drejtën e qëndrimit. Pasi kërkesa e tij fillestare për azil u refuzua nga gjykatat, mbështetësit e Samet filluan atë që njihet si një Kërkesë e Re në nëntor.
Me një avokat me përvojë që u bashkua me ekipin juridik që luftonte çështjen e tij, të paguar nga donacionet e bëra nga qytetarët, shpresat ishin të mëdha që kjo kërkesë të pranohej.
“Ne mbajmë një dritë shprese tek apeli. Do të thotë disa mijëra paund më shumë për të gjetur dhe energjinë e nevojshme për të shkuar përsëri,” tha John.
Sipas tij, shumë azilkërkues si Samet thjesht zhduken pasi refuzohen nga Ministria e Brendshme sepse kanë frikë se do të bien edhe një herë në duart e trafikantëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak