LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri: Kurti po qeveris pa program, mos bëni eksperimente

Besnik Tahiri: Kurti po qeveris pa program, mos bëni eksperimente

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të programit qeverisës.

Tahiri ka thënë se po bëhen dy muaj qeverisje Kurti, por ende nuk kanë një program, transmeton Telegrafi.


“Kemi hyrë në muajin e dytë të qeverisjes Kurti, një qeveri e cila për çudi për të gjithë është duke qeverisur pa program. Sot kur po e nisim një seancë ku do të diskutohet për pandeminë, Kurti dhe ministrat e tij nuk kanë arritur të paraqesin tri objektiva para qytetarëve”, tha ai në Kuvend.

Tahiri kërkoi nga Qeveria Kurti të mos bëjnë eksperimente dhe të largojnë logjikën e arrogancës.

“Kërkesa është mos bëni eksperimente me çështjen e pandemisë, mos bëni eksperimente me orën policore por largoni, mos bëni eksperimente me dialog. Kërkojmë nga ju se kur do të na prezantoni një program qeverisës. Largoni logjikën e arrogancës”, theksoi ai.

Tahiri po ashtu ka kritikuar Kurtin për votimin e tij në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori