Besnik Tahiri: AAK me 22% të votave del e para në zgjedhje

Besnik Tahiri, koordinator nacional për reforma shtetërore në Qeverinë Haradinaj, ka thënë se partia e tij AAK, sipas sondazheve, është e para në vend.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se AAK do të fitonte mbi 22 për qind të votave sikur të mbaheshin sot zgjedhjet. Kjo ka thënë se do ta nxirrte AAK-në si parti numër një në vend.
“Me AAK-në të Parën, Qytetarët të Parët, Kosova e 100 % e Para! Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkrahjen që qytetarët i japin punës dhe politikave qeverisëse të Kryeministrit Ramush Haradinajt, me përkrahje të mbi 55% të tij, dukshëm larg liderëve të partive tjera”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:Me AAK-në të Parën, Qytetarët të Parët, Kosova 100 % e Para! Në bazë të sondazheve të fundit, të jashtme, të opinionit publik, sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave. Kjo do ta nxirrte AAK-në, partinë numër 1 në vend, pra fituese të zgjedhjeve. Sipas sondazhit, kjo lidhet fortë me përkahjen që qytetarët i japin punës dhe politikave qeverisëse të Kryeminstrit Ramush Haradinajt, me përkrahje të mbi 55% të tij, dukshëm larg liderëve të partive tjera.



















































