LAJMI I FUNDIT:

Besimi i vjetër zbulon: Çfarë rrobash vishni, të tillë do ta keni fatin!

Besimi i vjetër zbulon: Çfarë rrobash vishni, të tillë do ta keni fatin!

Nëse rastësisht vishni mbrapsht ndonjë rrobë, ajo ditë do të duhej t’ju jetë me fat. Për këtë dukuri të rrallë siç është e premtja e 13-të, e cila ndodh deri në tri herë në vit, ekzistojnë shumë tregime dhe tekste

Kjo edhe nuk është për t’u çuditur, sepse temat lidhur me besëtytnitë janë shumë të popullarizuara. Madje kështu ekziston edhe lidhshmëria midis mënyrës së veshjes dhe besëtytnisë, transmeton Telegrafi.

1. Veshja mbrapsht e rrobave

Kur dikush ju thotë që gabimisht keni veshur fanellën, vetëm buzëqeshni, mirëpo gabimin mos e përmirësoni nëse dëshironi që tërë ditën t’ju përcjellë fati.

Njësoj është edhe me çorapet. Mbathja mbrapsht e paqëllimshme e çorapeve konsiderohet fat i mirë. Gjithashtu duhet pra t’i bartni tërë ditën në mënyrë që fati t’ju realizohet.

2. Pullat në rroba

Numri tek i pullave në rroba do të duhej t’ju sillte fat të veçantë. Edhe pse dyshojmë që tani do të filloni t’i numëroni pullat dhe do të ngjisni pulla shtesë, në rast që ju është numri çift.

Është interesante që dhënia dhe marrja e pullave simbolizon miqësi të gjatë, mirëpo edhe një besëtytni e lidhur me pullat ka të bëjë me atë që nëse gjeni pulla, duhet t’i merrni dhe t’i fusni në xhep, sepse ajo është shenjë e fatit tuaj të mirë.

3. Veshja e rrobave me pika

Format e vogla e të rrumbullakëta pikërisht paraqesin shuma të mëdha parash, të cilat së shpejti do të gjenden në llogarinë tuaj bankare.

4. Veshja e rrobave të kaltra

Disa konsiderojnë që ngjyra e kaltër është me fat, e cila tërheq sukses. Gjithashtu është e njohur edhe që nusja në ditën e kurorëzimit duhet të veshë diçka të kaltër për të qenë e lumtur.

5. Mbathja e këpucëve

Kur tojat e këpucëve tuaja zgjidhen vetë vazhdimisht, edhe pse i disa herë i leni lidhur mirë, do të thotë që do të duhej të merrni lajme të mira. Vënia e këpucëve mbi tavolinë apo mbi krevat do të thotë fat i keq dhe mund të prisni që shpejt të grindeni me dikë.

Sipas besëtytnisë, nëse partneri ju dhuron një palë këpucë, e ardhmja juaj e përbashkët vihet në dyshim. Mirëpo, nuk besojmë që do t’ju dhuronte një palë këpucë dhe vërtet do të dëshironte të ndaheni. Një herë në jetë duhet të dhuroni një palë këpucë personit të cilit i nevojiten ato.

Sipas një thënieje të vjetër, nëse nuk e bëni këtë, në jetën tjetër do të ecni zbathur. Pa marrë parasysh thënien dhe besëtytninë, çka do që më nuk vishni, dhurojeni për qëllime bamirësie. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori