LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Masat kundër krizës ekonomike do të kenë sukses

Besimi: Masat kundër krizës ekonomike do të kenë sukses

Në fund të vitit të kaluar u shpall pakoja e nëntë qeveritare e masave kundër krizës, e cila përmban 23 masa me një vlerë totale prej 662.4 milionë euro.

Sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, 123.7 milionë euro nga pakoja e re kanë implikime direkte fiskale, ndërsa pjesa tjetër janë indirekte dhe janë të shpërndara në dy vite fiskale, siç thekson ai, duke i kushtuar vëmendje qëndrueshmërisë fiskale.


“Për më tepër, tre masa të miratuara më parë, ose më saktë politika, i kushtuan buxhetit 516.3 milionë euro shtesë në 2023 dhe 2024” shkruan Besimi në rubrikën e tij kushtuar paketës së nëntë të masave kundër krizës.

Siç thekson Besimi, katërvjeçari i kaluar ka qenë i mbushur me kriza të ndërthurura, duke filluar me pandeminë Covid-19, e duke përfunduar me krizën energjetike, e cila u përshkallëzua në fillim të vitit 2022, me pasojat e konfliktit ruso-ukrainas.

“Pra, tetë paketat e mëparshme të masave kundër krizës arritën një nivel prej rreth 1.96 miliardë euro. Kjo uli rënien ekonomike në vitin 2020, e cila u kompensua në rritjen në vitin 2021, në mënyrë që rritja në 2022, 2023 dhe rritja e parashikuar në vitin 2024 të shënonin dinamikë të përshpejtuar rritëse”, shkruan Besimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori