LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Kur është bërë rishikimi i buxhetit, LSM ka qenë në bisedime me ekzekutivin

Besimi: Kur është bërë rishikimi i buxhetit, LSM ka qenë në bisedime me ekzekutivin

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot duke komentuar protestën e djeshme të Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave amë tha se Ministria e Financave nuk është adresa e duhur për të protestuar.

Besimi tha se me rishikimin e buxhetit janë paraparë mjete për çështjet që tashmë janë definuar.

“Ministria e Financave në këtë rast nuk është institucion që negocion me sindikatat, detyra jonë është rreth politikave të sigurohen mjete financiare, respektivisht të themi se sa ka hapësirë fiskale që të kemi politika të qëndrueshme që kjo të arrihet…për shkak se dje gjithashtu një grup i sindikatave kishte protestë para Ministrisë së Financave, nuk është adresa Ministria e Financave”, deklaroi Besimi.


Ministri Besimi tha se në kohën kur është bërë rishikimi i buxhetit, Sindikata ka qenë në bisedime e sipër me ekzekutivin.

“Në fazën kur bëhej rishikimi nuk ka pasur bisedime të mbaruara ose zgjidhje, ne nuk mundemi të parashikojmë gjëra që nuk janë definuar dhe për këto arsye për momentin janë paraparë mjete vetëm për gjërat që janë definuar”, tha mes tjerash Besimi.

Ndryhse, Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë dje ripërsëriti kërkesën për Marrëveshjen Kolektive për të cilën u morr vesh me Ministrinë e Drejtësisë, me të cilën parashihen 30% paga më të lartë dhe 50 % rritje e pagës mesatare për K-15, ndërsa thonë se nuk e dinë se a janë përfshirë në rebalancin e buxhetit.

Pothuajse 1 muaj, rreth 500 punëtorë nga kjo Drejtori janë në grevë dhe protesta të vazhdueshme. Dokumente lëshojnë vetëm për raste urgjente.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori