LAJMI I FUNDIT:

Besiktasi merr vendim për Milot Rashica rreth ndeshjes Kosovë-Izrael

Besiktasi merr vendim për Milot Rashica rreth ndeshjes Kosovë-Izrael

Klubi turk, Besiktas ka vendosur ta lirojë sulmuesin Milot Rashica për ndeshjen mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

Kosova do të ndeshet me Izrealin të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Grupit I.

Ky orar i ri vjen pasi ndeshja e paraparë me 15 tetor u shty shkaku i luftës me Izraelit dhe Palestinës, por që ka shkaktuar probleme pasi ligat vendase do të luajnë gjatë kësaj fundjave.


Megjithatë, disa ekipeve veçse kanë vendosur t’i lejojnë lojtarët e tyre t’i bashkohen Kosovës për këtë ndeshje dhe njëri nga ta është vushtrriasi Rashica.

Merret vendimi për ndeshjen Kosovë - Izrael, do të zhvillohet me tifozë
Lexo po ashtu Merret vendimi për ndeshjen Kosovë - Izrael, do të zhvillohet me tifozë

“Ndeshja kualifikuese e ‘UEFA 2024’ Kosovë-Izrael, e cila është planifikuar të luhet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit më 15 tetor 2023, do të luhet të dielën, më 12 nëntor, në përputhje me vendimin e UEFA-s”.

“Futbollisti ynë kosovar, Milot Rashica, është ftuar në skuadër për ndeshjen në fjalë nga Federata e Futbollit të Kosovës”.

“Milot Rashica, i cili do të shkojë sot në vendin e tij dhe do t’i bashkohet kampit të Kombëtares sipas udhëzimeve të FIFA-s dhe nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjen që ekipi ynë do të luajë kundër Rams Basaksehirit në stadiumin Tupras të dielën, 12 nëntor, në javën e 12-të të Superligës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/