LAJMI I FUNDIT:

Besiktas refuzon ofertën milionëshe nga klubi i njohur anglez për Milot Rashicën

Besiktas refuzon ofertën milionëshe nga klubi i njohur anglez për Milot Rashicën

Është raportuar se Besiktasi ka refuzuar një ofertë nga klubi anglez Leeds United për transferimin e sulmuesit kosovar Milot Rashica.

Sipas asaj që raporton mediumi turk Takvim, klubi anglez kishte ofruar plotë shtatë milionë euro për kartonin e Milot Rashicës, ofertë kjo që ishte refuzuar menjëherë nga gjiganti turk.

Rashica ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të teknikut Fernando Santos teksa është paraqitur në 18 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit turk,  duke shënuar katër gola dhe duke asistuar tek një tjetër.


“Ne synojnë kampionatin sezonin e ardhshëm. Rashica është një lojtar shumë i rëndësishëm që mund të na udhëheqë ne drejt këtij qëllimi”, ka thënë një anëtar i klubit të Besiktasit.

Rashica iu bashkua Besiktasit në gusht të vitit të kaluar pas një aventure në Angli tek Norëichi për shumën e pesë milionë eurove.

Kjo nuk ishte hera e parë për Rashicën që luan në Turqi pasi më herët kishte luajtur tek rivali i Besiktasit, Galatasaray./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Kalo në kategori