Pezullimi i përkohshëm i kampionatit turk në futboll ka bërë që disa klube të kenë edhe krizë financiare.

Një prej tyre është edhe gjiganti Besiktas, i cili tashmë ka edhe probleme ligjore me një futbollist.


Bëhet fjalë për Loris Kariusin, i cili ka paditur klubin ku është huazuar nga Liverpooli për mos marrjen e pagave dhe tashmë FIFA ka nisur hetimet rreth këtij rasti.

loris karius besiktas

Në fakt, "Shqiponjat e Zeza" nuk janë të kënaqur me paraqitjet e portierit dhe në mënyrë të njëanshme ka shkëputur kontratën me gjermanin.

Karius tashmë gjendet në shtetin gjerman ku po kërkon angazhim të ri gjersa bardhezinjtë turk janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.

loris karius 2019 20 1osv20vfw9w8g1po3np6tqdfs4

Ndryshe, Karius ishte bashkuar  me Besiktasin në formë huazim në vitin 2018 gjersa ka kontratë të vlefshme me skuadrën angleze të Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app