Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili gjatë konferencës për media akuzoi partitë e tjera opozitare për mos shpërndarjen e Kuvendit.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për Telegrafin se Memli Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.
“Krasniqi ka bërë marrëveshje me Kurtin, jo me LDK-në, prandaj i pakuptimtë roli i i tij si ndërmjetësues. Le të kërkojë përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes dhe tek marrëveshja që ka bërë me të”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, që kryeministri duhet të dorëhiqet dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.
“LDK nuk bën marrëveshje me Kurtin. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i zëshëm edhe para dakordimit tashmë të dështuar të tyre. Dorëheqje, më pas zgjedhje!”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se është ezauruar mundësia e shpërndarjes së Kuvendit.
Krasniqi tha se propozimi i PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka marrë mbështetjen e duhur.
“Sot më 29 maj ashtu siç e kam cekur si afat në letrën që u kam dërguar tre liderëve politik, duke ndjerë keqardhje ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit tashmë është ezauruar. Thirrja e PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike në vend që të shpërndajmë Kuvendin nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për të mos ta bërë një gjë të tillë”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se PDK javëve të fundit ka pasur një angazhim të shtuar për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit me qëllim të vetëm për t’ia shkurtuar mandatin kësaj qeverie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë