LAJMI I FUNDIT:

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19

Rrjeti i parë i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, organizojnë fushatën për mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, të prekura nga COVID-19, duke iu mundësuar nga një pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës.

Kjo fushatë ka për qëllim edhe mbështetjen e prodhuesve vendorë, duke qenë se të gjitha produktet e pakove të ndihmave do të jenë MADE IN KOSOVA.


Nga kjo fushatë do të ndihmohen familjet në nevojë nëpër komunat e Kosovës të cilat janë të karantinuara dhe në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.

Nëse jeni në gjendje të kontribuoni në këtë fushatë, këtë mund ta bëni duke dhuruar nga sot e tutje. Çfarëdo shumë që ju dhuroni nuk është shumë e vogël.

KLIKONI KËTU PËR TË DHURUAR TANI!

Çdo cent vlen! Kosto e pakos për një familje është 26,00 Euro. Shpërndarja e pakove do të bëhet deri te pragu i secilës familje.