LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila reagon për statusin e Isa Mustafës, Besa Gaxherri i thotë “po na humb kohën”

Mimoza Kusari-Lila reagon për statusin e Isa Mustafës, Besa Gaxherri i thotë “po na humb kohën”

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj statusit të Isa Mustafës ku ky i fundit hedha akuza ndaj saj.

Kusari-Lila në një videolidhje në “Debat Plus” ka thënë se Isa Mustafa po dëshmohet se nuk mund të kontrollojë gjuhën e tij.


“Zoti Mustafa nuk po mundet të përballet me oponencën që po i bëhet të deleguarit të tij në postin e kryeministrit që është zoti Hoti”, tha Kusari-Lila.

Deputetja opozitare thotë se e ka thënë shumë herë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe se nuk ka pasur asgjë me Avdullah Hotin që i ka përmendur dorëheqjen.

“Komenti im nuk ka pasur të bëjë asgjë me aspektin individual me kryeministrin dhe nuk lidhet me infektimin e tij me COVID-19”, u shpreh ajo.

Mirëpo derisa deputetja e Vetëvendosjes po fliste ka ndërhyrë Besa Gaxherri e LDK-së e cila i ka ndërprerë fjalimin Kusarit.

“Ermal nëse na ke ftuar neve na jep kohën. Ajo çfarë ka pasur të thotë e ka thënë, të mos na humb kohën. E kemi në studio përfaqësuesen e Vetëvendosjes dhe s’kemi nevojë të dëgjojmë atë [Kusari-Lilën]”, i është drejtuar Gaxherri drejtuesit të “Debat Plus” duke penguar më tej deputeten e Vetëvendosjes të vazhdojë fjalën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori