LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Zhvillimi ekonomik i Kosovës mund të varet edhe nga termocentrali i ri

BERZH: Zhvillimi ekonomik i Kosovës mund të varet edhe nga termocentrali i ri

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar raportin e ri të prospekteve ekonomike rajonale sipas të cilit Kosova ka vazhduar rritjen e fuqishme edhe në vitin 2018, me një rritje të përgjithshme prej 4.2 për qind.

Sipas raportit të BERZh, Kosova do të vazhdojë rritjen edhe në periudhën në vijim, dhe kjo do të varet edhe nga implementimi i termocentralit të ri të planifikuar.


“Zhvillimi i vendit mund të varet edhe nga implementimi i termocentralit të ri të planifikuar prej 500 megavatëve, që njëkohësisht do të përfaqësonte projektin më të madh investues në vend”, thuhet në raportin e BERZH-it për Kosovën, të publikuar në nëntor të vitit 2018. Rritja në periudhën raportuese është shtyrë kryesisht nga investimet, duke qenë se disa nga projektet kryesore ndërtuese të transportit kanë vazhduar implementimin. ‘Konsumi privat dhe qeveritar ishin gjithashtu kontribuues pozitiv në këtë rritje”, thuhet në këtë raport.

Sipas BERZH, përveç ndërtimit të termocentralit të ri në rritjen ekonomike të Kosovës do të ndikojnë remitencat, rritja e eksporteve dhe zhvillimi i projekteve investuese, duke përfshirë edhe investimet në infrastrukturën publike.

BERZH ka rritur parashikimet e zhvillimit të Kosovës nga 3.7 në 4.0 për qind për vitin 2018. E njëjta vlerë e rritjes parashikohet edhe për vitin 2019. /Telegrafi/

Këtu mund ta lexoni raportin e BERZH-it. RegionalEconomicProspects_Nov2018 (1)