LAJMI I FUNDIT:

BERZH me projekte të reja investuese për Ballkanin Perëndimor

BERZH me projekte të reja investuese për Ballkanin Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ritheksuar angazhimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor këtë fillim viti, duke bërë një përmbledhje të investimeve të saj në vitin 2018, të cilat arrijnë mbi 1.1 miliard euro. Bëhen fjalë për 67 projekte, nga të cilat 57 projekte kanë qenë të reja.

BERZH priti Samitin e tretë të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë së bashku të gjithë gjashtë kryeministrat nga rajoni në selinë qendrore të bankës në Londër.

Banka bën me dije se, takimi vjetor i saj këtë vit do të mbahet në Sarajevë më 8 dhe 9 maj, ku do të bëhet me dije se sa do të jetë investimi i dedikuar për 2019 në rajonin e Ballkanit.

BERZH: Ballkanit Perëndimor i duhen 200 vjet për ta arritur BE-në
Lexo po ashtu BERZH: Ballkanit Perëndimor i duhen 200 vjet për ta arritur BE-në

“Për vitin 2019, BERZH ka vendosur qëllime ambicioze në mbështetje të axhendës botërore të zhvillimit. Në Samitin Vjetor 2019, e cila do të zhvillohet në maj në Sarajevë, aksionarët do të vendosin nëse do të ketë projekte të reja, në Ballkan ose jashtë rajoneve aktuale të aktivitetit. 2018 ishte një vit gjatë së cilit BERZH-i shtriu bazën e saj të gjerë ndërkombëtare aksionare që tashmë shtrihet në pesë kontinente. Gjithashtu banka vazhdoi vitin e kaluar të punojë drejt qëllimeve të saj të financimit të klimës, duke u kushtuar 36 për qind të investimeve të saj gjithsej për ekonominë e gjelbër. Banka është në rrugë të mirë për të arritur një objektiv të dedikimit të 40 për qind të investimeve në ekonominë e gjelbër deri në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e BERZH-it, përcjell Telegrafi.

Theresa May takon kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ofron mbështetjen e Britanisë për rajonin
Lexo po ashtu Theresa May takon kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ofron mbështetjen e Britanisë për rajonin

Në mbledhjen e saj vjetore në Jordani në maj 2018, aksionarët e BERZH-it kërkuan nga banka që të bëjë akoma më shumë me kapitalin ekzistues për të rritur investimet në vendet ekzistuese për të ndihmuar në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm që bashkësia ndërkombëtare ka premtuar të japë deri më 2030.

Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, i tha personelit të bankës këtë javë se BERZH do të rrisë cilësinë dhe sasinë e investimeve të saj gjatë dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori