LAJMI I FUNDIT:

Theresa May takon kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ofron mbështetjen e Britanisë për rajonin

Theresa May takon kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ofron mbështetjen e Britanisë për rajonin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në një takim zyrtar nga kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

Kryeministri Haradinaj falënderoi kryeministren May për mbështetjen historike dhënë Kosovës në periudhat më të rëndësishme të rrugës së shtetndërtimit.


“Që nga koha e luftës në vitin 1999 kur Mbretëria e Bashkuar ka qenë e vendosur në përkrahje të të drejtës së Kosovës, është po ajo përkrahje, po ajo gatishmëri. Kam kërkuar vëmendjen e Londrës zyrtare, të kryeministres për çështjet e mbetura të hapura për Kosovën. E kemi përkrahjen e pa rezervë”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se në takimin me kryeministren May, është biseduar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, të drejtën e Kosovës në planin ndërkombëtar, por edhe për çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ndërkaq, kryeministrja May ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit në proceset integruese dhe në krijimin e një stabiliteti ekonomik dhe të sigurisë.

Në pritjen e kryeministres May për kryeministrin Haradinaj, të pranishëm ishin edhe Boris Johnson, Sekretar i Jashtëm Britanik, Alan Duncan, ministër për Evropë dhe Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për Çështje Digjitale, Kulturë Medie dhe Sport dhe Amber Rudd, Sekretare e Shtetit për Punë të Brendshme.

Takimi u realizua në kuadër të pritjes që kryeministrja May u bëri gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të cilët në Londër po qëndrojnë në kuadër të Samitit të WB6 organizuar nga BERZH dhe ku Kryeministri Haradinaj prezantoi mbi 30 projekte potenciale për investim që kapin vlerën e rreth 600 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori