Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njofton se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 do të jetë 4 për qind apo 6.5 për qind më pak se sa që ishte në vitin paraprak.
Sipas raportit “Prospekti Ekonomik Rajonal, maj 2022”, BERZH thekson se edhe një vitin 2023 rritja do të jetë e njëjtë sikurse e 2022-së.
“Ekonomia parashikohet të rritet me 4 për qind si në vitin 2022 ashtu edhe në 2023. Rreziqet kryesore për këtë janë pasiguritë në rritje, rritja e çmimeve të mallrave dhe dobësitë e mundshme në sektorin e jashtëm”, thekson raporti, shkruan Telegrafi.
BERZH-i thotë se diaspora ka ndihmuar në rikthimin e ekonomisë pas pasojave të krijuara nga pandemia COVID-19.
“Ekonomia u rimëkëmb me shpejtësi në vitin 2021, duke u rritur me 10.5 për qind sipas vlerësimeve paraprake, me mbështetjen e fortë nga diaspora. Konsumi i familjeve u mbështet nga flukset e larta hyrëse të remitancave dhe rritja e ndjeshme kreditore”, tha BERZH.

Kjo bankë thekson se rritja e çmimeve dhe kriza energjetike, të ndikuara nga kriza në Ukrainë, ka bërë që të rëndohen llogaritë fiskale.
“Kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve janë përkeqësuar nga ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë dhe rritja e inflacionit për 10 për qind. Kjo rezultoi në rritjen e shpenzimeve për importet e energjisë elektrike dhe masat sociale për të mbështetur ekonomisë, duke rënduar llogaritë fiskale”, përfundon banka.
Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH parashikon rritje ekonomike prej 3.2 për qind në vitin 2022 dhe 3.6 për qind në 2023-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bislimi pas marrëveshjes KEDS - Elektrosever: Tash duhet edhe hapa tjerë për t'i dhënë fund ilegalitetit në mospagesë të rrymës në veri

Është koha ta vizitoni kryeqytetin piktoresk të Evropës

Një botë e tërë e lodrave në Viva Fresh Store për festat e fundvitit!

VitaLand shndërrohet në vend të përrallave për festat e fundvitit

Ngrohtorja solare, nënshkruhet marrëveshja mbi 80 milionë euro mes MFTP-së dhe Termokosit

Marketit të ndërtimit në ALBI MALL i bashkohen edhe Marigona Hill, BUTRINTI Group dhe Telegrafi Real Estate

Shitet banesa me 74m2 në Albi Residence në Gjilan ID-163

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Inteligjenca artificiale krijon skuadrën më të mirë në histori të futbollit me pesë lojtarë

I kërkuam Inteligjencës Artificiale që të zgjidhte debatin Ronaldo vs Messi njëherë e përgjithmonë, përgjigjet janë befasuese

Në njërin prej tyre, pista pastrohet në vetëm 11 minuta - pse disa aeroporte e përballojnë borën më mirë se të tjerët?

Festimi i Bellingham: Nga vjen dhe çfarë do të thotë për të?

Melinda Ademi të hënën në Big Brother VIP Kosova 2

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion