LAJMI I FUNDIT:

BERZH mundësi e mirë për të zhvilluar sektorin privat

BERZH mundësi e mirë për të zhvilluar sektorin privat

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për shumë vite ka mbështetur për mes formave të ndryshme sektorin privat që është një parakusht për të pasur një ekonomi të qëndrueshme të një vendi.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) përmes departamentit Këshilla për Bizneset, u ofron kompanive qasje në njohuri dhe mbështet 50% të kostos, por jo vetëm të zgjedhjes së teknologjisë dhe zhvillimit të produkteve të reja.


Leonora Kusari menaxhere në Zyrën e BERZh-it, në Prishtinë, tha se për të marrë përkrahje nga BERZH-i, bizneseve të Kosovës nuk u nevojitet që të plotësojnë kushte strikte që janë të paracaktuara.

“Neve punojmë me NVM-të me potenciale në sektor të ndryshëm prodhues dhe shërbyes si dhe çdo kompani vlerësohet individualisht nga ana jonë në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së ndërmarrjes dhe llojit të këshillës që ju nevojitet atyre. Ndërmarrja duhet të jetë e gatshme të paguajë 50% të shpenzimeve të këtyre projekteve si dhe të përkushtohet të merr sa më shumë nga ekspertiza e ofruar”, tha Kusari për RTKlive.

Për të mbështetur kompani edhe gjatë procesit nëse u keni dhënë grantin e nëse u paraqiten probleme nga me të ndryshmet, Kusari bëri me dije se mbështetja e vazhdueshme është pika kyçe që e dallon BERZH-in nga implementuesit tjerë të programeve të donatorëve.

“Për çdo kompani siç thashë bëhet analizë e veçantë pastaj dizajnohet projekti sipas kërkesave specifike të ndërmarrjes, asistohet në përzgjedhje të konsulentëve apo ekspertëve, monitorohet puna e konsulentit/ekspertit, jepen komente dhe rekomandime në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mirat dhe kompania të përfitojë sa më shumë nga projekti me ne. Po ashtu ne pas një viti takohemi përsëri me menaxhmentin e kompanisë për të parë rezultatet dhe për të shikuar mundësinë e mëtutjeshme të përkrahjes”, tha Kusari.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu deklaroi se është shumë me rëndësi që bizneset e Kosovës të mbështeten në mënyra të ndryshme nga institucionet ndërkombëtare, siç është edhe BERZh-i.

Sipas tij mbështetje për sektorin privat është mundësi e madhe për të hapuri vende të reja të punës.

“Që nga pas lufta tregues për zhvillimin ekonomik të Kosovës, është sektori privat dhe kjo është arritur falë përkushtimi të të gjithë akterëve. Edhe BERZh ka dhënë mbështetje në këtë drejtim”, deklaroi ai. /Telegrafi/