ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

KRU “Prishtina” ka njoftuar për një takim zyrtar të një delegacioni të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Sergiy Maslichenko.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u fol për hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit “Podujeva Wastewater Treatment Project”, i cili financohet nga BERZH përmes një kredie në vlerë deri në 25 milionë euro, e cila është nënshkruar gjatë vitit 2024.


Përveç financimit, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Grantit në vlerë prej 475 mijë eurosh, e cila është dedikuar për mbështetjen e zbatimit të këtij projekti.

Vlera totale e projektit ka arritur rreth 35 milionë euro, duke e renditur atë ndër investimet më të mëdha në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë.

" Ky projekt ka rëndësi të veçantë mjedisore dhe infrastrukturore, pasi do të kontribuojë në përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës së Podujevës ", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/