Bërxollat në jogurt: Drekë me shije të mrekullueshme

Dreka e shijshme dhe e lehtë do të jetë shpejt në tryezën tuaj
Kombinimi i jogurtit dhe i mishit të bardhë thjesht është fenomenal.
Përbërësit:- 500 g mish të bardhë të gjelit të detit apo të pulës,- 4 dl jogurt,- 100 g kaçkavall- 100 g thërrmija buke,- 2 lugë majdanoz,- sipas shijes: piper, kripë,- pak vaj.Përgatitja:
Kaçkavallin grijeni trashë në rende, majdanozin priteni imët, ndërkaq mishin priteni në formë bërxollash.
Në një enë të përshtatshme përzieni kaçkavallin, majdanozin dhe thërrmijat e bukës.
Bërxollave qitni piper dhe kripë sipas shijes, njomni në jogurt dhe rrotulloni në kaçkavallin e grirë.
Enën rezistuese ndaj zjarrit lyejeni me vaj, radhisni bërxollat, pjesën e mbetur të jogurtit dhe përbërjen për njomje qiteni sipër tyre dhe mbuloni me folie alumini.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































