Berlusconi nuk frikësohet të përballet me sfida

“Unë besoj se ne na duhet të vazhdojmë të qeverisim, edhe nëse kjo nuk është e lehtë, madje shumë herë disa përpiqen tua lënë të tjerëve këtë lloj sakrifice, por ne do të vazhdojmë në pushtet, do të vazhdojmë të qeverisim sa më mirë interesat e këtij vendi, siç edhe pritet nga mandati që na u dha dy vjet më parë”, tha zoti Berluskoni përpara senatit.
Kryeministri italian e fitoi dje votëbesimin me 342 vota pro dhe 242 kundër por pa mbështetjen e rivalit të tij Giafranco Fini. E ardhmja e qeverisë Berluskoni ka qenë në pikëpyetje që nga korriku kur ai në fakt e përjashtoi Finin nga partia Populli i Lirisë që ata krijuan së bashku në vitin 2008 si një forcë të re për të bashkuar të djathtën e qendrës.
Përçarja e la Berluskonin pa një shumicë të sigurt parlamentare sepse Fini mori me vete më shumë se 40 deputetë dhe senatorë. Votimi i djeshëm synonte të tregonte se Berluskoni ende ka mbështetje të mjaftueshme në parlament për të qeverisur. /Telegrafi/













































