LAJMI I FUNDIT:

​Berlusconi me COVID-19: Po luftoj një virus të tmerrshëm!

​Berlusconi me COVID-19: Po luftoj një virus të tmerrshëm!

Silvio Berlusconi thotë se mjekët që po e trajtojnë atë në spital, për COVID-19 i kanë thënë se ai ishte numri 1 për sa i takon ashpërsisë së ngarkesës së tij virale dhe se ai po lufton për të dalë nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Ish-kryeministri italian, që u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano të enjten, i bëri komentet në një telefonatë me një kandidat nga partia e tij Forca Italia, gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet rajonale në luginën e Aostës.


83-vjeçari tha se nga mijëra teste koronavirusi të kryer në këtë spital, mjekët i kishin thënë se ai kishte ngarkesën më të rëndë virale.

“Virusi është shumë i keq”, tha ai, “unë po bëj maksimumin, shpresoj t’ia dal mbanë dhe të kthehem në normalitet”.

“Gjendja e Berlusconit vazhdon të përmirësohet”, konfirmon edhe mjeku i tij, Alberto Zangrillo. Ky i fundit tha se Berlusconi, që i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në të njëjtin spital në 2016-ën kishte një infeksion mesatar në mushkëri si pasojë e Covid-19. Edhe vajza e ish-kryeministrit, Marina Berlusconi ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

Fëmijët e tjerë, Luigi dhe Barbara si edhe e dashura, Marta Fascina, po ashtu e kanë virusin.

Berlusconi, që ka kryesuar tre herë qeveritë italiane, rezultoi pozitiv pas qëndrimit në vilën e tij në Sardenjë

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori