LAJMI I FUNDIT:

Berlini pret që Qeveria e re greke ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Berlini pret që Qeveria e re greke ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Gjermania pret që Qeveria e re greke të ketë rol konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Qeverisë Schtefan Zeibert dje në konferencë për media në Berlin duke dërguar urimin e kancelares Angela Merkel për kryeministrin e ri grek Kiryakos Mitsotakis, tha se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin nga ana e qeverive të Shkupit dhe Athinës është arritje historike që duhet të respektohet.

“Kancelarja Angela Merkel këtë e sqaroi disa herë. Kjo është arritje që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, dhe sinqerisht shpresojmë se qeveria e re greke në mënyrë konstruktive do të marrë pjesë në këtë proces pozitiv”, tha Zeibert.

Kancelarja Merkel në urimin deri te Mitsotakisi, thotë se pret me padurim të takohen dhe se shpreson për bashkëpunim të afërt miqësore dhe vazhdimin e marrëdhënieve të partneritetit mes Gjermanisë dhe Greqisë.

Merkeli e falënderoi edhe kryeministrin e deritanishëm grek Alexis Tsipras sepse në “shumë vite sfiduese, gjithmonë kanë arritur të zhvillojnë bashkëpunim të besueshëm dhe të respektuar”.

Kërkesë të respektohet Marrëveshja e Prespës dërguan edhe “Të gjelbrit gjerman”. Zëdhënësi i “Të gjelbërve” dhe deputet në Bundestag Manuel Saracin deklaroi se pret nga Qeveria e Mitsotakisit të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë Veriore dhe të mos e rrezikojë ardhmërinë e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori